Bëj zgjedhjen e duhur


Quhem Kim. Jam 27 vjeçe. Djali im, Sem, ka lindur në maj 1992 me Spina bifida. Fillimisht mendova se ishte thjesht një problem me shtatzaninë time gjatë javës së pesëmbëdhjetë, kur bëra testin e AFP (alfa-protein). Ky ishte fëmija im i dytë, dhe kur ata më pyetën nëse doja të bëja testin e AFP-së, ende nuk e dija se çfarë ishte, por më kujtohej që e kisha bërë kur isha shtatzënë me vajzën time. Më kujtohet që gjinekologu im më kishte thënë se ishte diçka që kishte të bënte me Sindromën Down. Kështu mendova se duhej bërë. Nuk i kushtova më rëndësi. Kjo zgjati deri ditën kur gjinekologu im më telefonoi në punë dhe më tregoi se AFP-ja ime ishte rritur pak. «Imja çfarë? Çfarë është? Ç'do të thotë kjo? A do të jetë mirë fëmija im?» Zemra po më kërcente nga kraharori, e ndjeja që pulsi më rrihte shpejt, ndjehesha nervoze, dhe lotët filluan të rridhnin. Kisha kaq shumë pyetje dhe isha e frikësuar për vdekje. Menjëherë mora një takim për të bërë një ultratingull në Chapel Hill.
Menjëherë fillova të mblidhja informacione rreth testit të AFP-së. Që të nesërmen fillova të ndihesha më mirë, sepse lexova që vetëm një ose dy në pesëdhjetë gra, që kanë një tregues të lartë që në fillim, mund të kenë fetusin të prekur. Kjo nuk mund të më ndodhte kurrë mua! Gjatë ditëve që pasuan, shkuam së bashku me burrin tim, Michael, në Chapel Hill për të bërë ultratingullin, isha pak nervoze, por e dija që gjithçka do të shkonte shumë mirë.
Fillimisht një këshilluese që po na fliste rreth Spina Bifidës. Ajo na bëri disa pyetje rreth historikut tonë shëndetsor. Ajo na ndihmoi të kuptonim se çfarë po ndodhte dhe çfarë duhet të prisnim nëse ultratingulli tregonte ndonjë çrregullim.
Erdhi edhe rradha e ultratingullit. Pothuajse menjëherë specialistja vuri re «diçka të dyshimtë». Lotët filluan të rridhnin përsëri. Ajo shkoi të thërriste doktorin, i cili pasi pa ultratingullin filloi të na shpjegonte se çfarë ishte. Nuk më kujtohen të gjitha sa u thanë atje, por ende nuk po e besoja se po më ndodhte mua.
Pas ultratingullit së bashku me doktorin dhe me burrin tim shkuam në studio dhe filluam të diskutonim mbi gjendjen e Semit. E vetmja gjë e mirë që morëm vesh atë ditë ishte se ai ishte djalë. Që nga ajo ditë fëmija nuk ishte me një fetus; ai ishte Semi.
Hapi tjetër ishte bërja e një testi tjetër. Ky ishte për t’u siguruar që nuk kishte probleme të tjera. Ky test konfirmoi Spina bifidën dhe që nuk kishte shqetësime të tjera.
Doli përsëri çështja e përfundimit të shtatzanisë. Unë e kisha vendosur, nuk do të mendohesha dy herë. E dija që doja ta mbaja Semin. Diçka thellë brenda meje po më thoshte se po merrja vendimin e duhur. Nëse diagnoza e Semit do të kishte qenë më e rëndë, nëse do të kishte probleme të tjera, nuk e di nëse do të kisha bërë të njëjtën zgjidhje. E dija që kjo ishte zgjidhja e drejtë për mua. Sa për burrin tim, i cili është katolik, aborti nuk mund të merrej në konsideratë. Edhe miqtë dhe familja më kishin pyetur nëse do të vazhdoja ta mbaja Semin. E dija që në zemrat e tyre i vetmi shqetësim isha unë. Më kujtohen shumë debate me njërën nga mikeshat e mia më të mira. Ajo donte të dinte se si do t’i thosha atij kur të më pyeste se pse ai nuk mund të vraponte dhe të luante si gjithë fëmijët e tjerë. Si mund t’i përgjigjesh një pyetjeje të tillë? Nuk mund të parashikoja të ardhmen. Nuk mund t’iu shpjegoja të tjerëve atë ndjenjë qetësie që kisha, duke e ditur që Zoti nuk do të më rëndonte. Kjo eksperiencë forcoi edhe besimin tim tek Zoti. Lutesha shumë.
Për pesë muajt e tjerë jeta ime vazhdoi me takime me mjekët, duke mbledhur çdo lloj informacioni që mundesha rreth Spina bifidës, duke punuar me kohë të plotë, duke shpenzuar çdo moment që mund të kisha me vajzën time; bleva një kalë, kujdesesha për higjenën time, i jepja kurajë vetes dhe gjithmonë buzëqeshja. Pata kontakte me të gjithë specialistët. Mbaj mend takimin me Dr. Sandler, duke i bërë atij qindra pyetje dhe uroja që ai të kishte një top kristali dhe t’iu përgjigjej të gjithave. A do të jetë Semi në gjendje të ecë, të luaj sporte, të shkojë në tualet, të ketë të dashur, të shkojë në kolegj, të martohet, të ketë një familje? Askush nuk i dinte përgjigjet.
Ndërsa koha kalonte, dukej se diagnoza e Semit po përmirësohej. Hapja (Spina bifida) në kollonën e Semit ishte shumë e ulët dhe e vogël. Ishte folur se mjaft mirë ai mund të përdorte një karrige me rrota, por hapja e vogël dhe e ulët ishte një gjë e mirë edhe sepse ai mund të ecte edhe me hekura mbështetës në këmbë. Dhe ndërsa lëngjet zhvilloheshin në kokën e tij, lexoja se 90% e fëmijëve mund të kenë edhe hidrocefalit. Ishim si në pritje të lajmeve të këqija, por Semi nuk pati probleme të tilla.
Semi lindi më 6 maj 1992, në Chapel Hill, ishte 50 cm i gjatë dhe shumë i bukur.
Ai kishte një hapje në kollonën e tij dhe i duhej t’i bënin një ndërhyrje kirugjikale brenda pak orëve të para të jetës së tij. Operacioni shkoi mirë. Semi doli nga operacioni pas tre orësh dhe e çuan në repartin e të porsalindurve. I pyeta mjekët nëse Semi do të vinte me mua në shtëpi. Dr. Sandler më shpjegoi se nuk ishte mirë që një fëmijë i lindur me Spina bifida të shkonte në shtëpi, në të njëjtën kohë, me nënën e tij.
Tani Semi është 18 muajsh. Ecën, vrapon, ngjitet, kërcen si çdo fëmijë tjetër 18 muajsh. Nuk pësoi hidrocephali, dhe kurrë nuk pati probleme. Semi është padyshim një fëmijë mrekullie dhe unë e di se mundësitë e një fëmijë me Spina bifida për të qenë i shëndetshëm janë të vogla, por ja që ndodhi. Nuk jam penduar për përvojën që kalova. Shumë njerëz mendojnë se ishte më mirë që unë të mos dija asgjë për Spina bifidën, sidomos kur shëndeti i tij ndryshoi kaq shumë. Nuk jam dakort, sepse unë nuk kisha njohuri për mundësitë që ekzistonin dhe mund t’i jepja Semit të gjithë kujdesin e duhur. Kisha mjekët më të mirë, mjetet më të avancuara dhe isha në gjendje të përgatitja veten time mendërisht.
Ishte një mrekulli që shëndeti i Semit ktheu në atë mënyrë, por edhe nëse nuk do të ndodhte unë do të isha gati. Nuk mund të filloj të imagjinoj se si do të kishte qënë nëse nuk do ta dija se do të kishte pasur probleme deri sa lindi. E dija që më përpara se nuk do të isha në gjendja ta mbaja atë menjëhere dhe se kjo ishte një nga gjërat më të rënda për t’u pranuar. Megjithatë, unë isha në gjendje ta përgatitja veten time për këtë. Gjithashtu, nëse nuk do të isha informuar për situatën që më përpara, sapo Semi të kishte lindur dhe mjekët të kishin parë hapjen, ata nuk do të më kishin lënë ta mbaja dhe unë nuk do të kisha dijeni për çfarë po ndodhte. Duke e ditur se sa i madh është instikti të duash ta mbash fëmijën tënd, nuk mund të filloj të imagjinoj dhembjen dhe terrorin, që do të kisha ndjerë, nëse nuk do të isha përgatitur për lindjen e Semit.
Nëse do të më duhej ta kaloja përsëri këtë gjë, nuk do ta ndryshoja vendimin që mora. Besoj tek zgjidhjet e duhura, bazuar në fakte dhe mbi të gjitha në fuqinë e lutjeve tek Zoti.



No comments:

Post a Comment