Zot, NDRICO errësirën time! - Shën Grigor Pallamai


Ndriçomë errësirën
Kishin kaluar dy vjet që shën Grigori  përpiqej me kreshmë e agripni, me përmbledhjen e mendimeve dhe me lutje të pandërprerë. Hyjlindësen e vuri si drejtuese, mbrojtëse dhe në çdo çast e orë me lutje kërkonte ndihmën e saj. Një herë, kur të gjitha mendimet i kishte të kthyera te vetja dhe Perëndia, para tij u duk papritur një njeri i respektuar me pamje të thjeshtë (ishte Joan Theologu).
Duke parë Grigorin me dashuri, i tha: “Erdha, biri im, i dërguar nga më e shenjta dhe Mbretëresha e të gjithëve, për të pyetur për ç’arsye në çdo kohë, i thërret Perëndisë: Ndriçomë errësirën, ndriçomë errësirën?”

Grigori u përgjigj: “Ç’gjë tjetër duhet të kërkoj unë që jam mëkatar dhe vuaj nga pasionet, vVeçse të mëshirohem dhe të ndriçohem që të di e të bëj dëshirën e Tij të shenjtë?”.

Atëherë Ungjillori i thotë: “Zonja më urdhëroi mua, shërbëtorin e saj që të jem ndihmësi yt”. Grigori e ripyeti: “Dhe ku do të më ndihmojë nëna e Zotit tim, në jetën e tanishme apo të ardhmen?” Theologu iu përgjigj: “Edhe në jetën e tanishme edhe në të ardhmen”. Duke thënë këto dhe duke ia mbushur shpirtin e tij me kënaqësi të papërshkruar me premtimet e Hyjlindëses, u bë i padukshëm.

No comments:

Post a Comment