... dhe Ai do të hapë dyer që askush nuk i mbyll dot!

 Nderoje Perëndinë me jetën tënde,
qëndro në paqe, besoji planeve të Tij
dhe Ai do të hapë dyer që askush nuk mund t’i mbyll.

Kemi arsye për të kremtuar çdo ditë të jetës, sepse Perëndia të cilit i shërbejmë është i gjallë.
Fuqia e ngjalljes së Tij nuk përfundoi në kryq para 2000 vjetëve; fuqia e Tij vepron ende edhe sot. Ai jo vetëm që ngjalli Jisuin prej së vdekurish, por dëshiron ta dërgojë fuqinë e Tij të ngjalljes edhe në çdo aspekt të jetës sate.

Ndoshta ti po mendon si të çlirohesh nga detyrimet, të shlyesh pagesën e shtëpisë ose të lirohesh nga ndonjë barrë ose nevojë, dhe kjo të duket e pamundur.

Bisnezi nuk po ecën aq mirë, Ekonomia po bie. Ti ke bërë aq sa mund të arrijë arsimimi yt.
Por Perëndia të thotë:
“Unë nuk kufizohem në këto gjëra.
Unë kam fuqi ngjalleje.
Unë mund të të japë një ndërpreje  e cila do të të çojë ty në një nivel të ri. Unë mund të hap dyer që askush nuk i mbyll dot.
Unë mund të zbuloj në ty talente që ti nuk i dije që i kishe.
Unë mund të bëj që njerëzit të lënë gjërat e tyre dhe të të bëjnë të mira pa asnjë arsye”.
Sot, lartësoje shpresën tënde.

Prit më shumë.
Kujto, Ai u ngjall, Ai është gjallë.
Ai të nxit të ecësh përpara dhe është besnik i Fjalës së Tij.
Lejo që fuqia e tij ngjallësore të depërtojë në çdo aspekt të jetës sate! Amin

No comments:

Post a Comment