Je tërësisht i pajisur për çdo punë të mirë!

Perëndia, nëpërmjet Fjalës së Tij, të ka pajisur me çdo gjë që të nevojitet për të përmbushur qëllimin tënd.
Kjo do të thotë që ti ke mundësi ta bësh mirë atë për të cilën Ai të ka thirrur të bësh.
Ti mund t’i arrish synimet e tua.
Mund t’i realizosh ëndrrat e tua.
Ti ke idetë, krijueshmërinë, dhe talentin për të qenë i suksesshëm.  Mund të kapërcesh çdo pengesë.
Je armatosur me fuqi për çdo betejë.

Perëndia, jo vetëm që të ka pajisur, por Ai edhe punon për ty.
Ai ka shkuar para teje dhe tashmë ka renditur për ty njerëzit e duhur dhe mundësitë e duhura.
Ti ke çdo gjë që të nevojitet për të jetuar një jetë triumfuese – ti je krijuar për të qenë i shkëlqyer.
Ndoshta nuk e ke parë këtë në të shkuarën, por nëse do të qëndrosh në besim, kjo është thjesht çështje kohe; triumfi do të vijë.

Mos qëndro atu ku je.
Mos ki mendësi të dobët dhe të mundur.
Ki qëndrimin:
Jam i zgjedhur.
Mund t’i realizoj ëndrrat e mia.
Mund të kapërcej çdo pengesë.
Jam fuqizuar nga Krijuesi i universit,
dhe jam tërësisht i pajisur për çdo punë të mirë për të cilën më ka thirrur Perëndia”. Amin.

No comments:

Post a Comment