Kapërceje faqen, që të shohësh triumfin që po të pret në kapitullin tjetër!

 “… dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua,
megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende”.
Ps.139:16
A e dije që Perëndia tashmë e ka shkruar historinë e jetës sate?
Ai ka shkruar planet për të mirën tënde, planet për përparimin tënd, planet për paqe.
Kjo nuk do të thotë që ti nuk do të përballesh me situata negative.
Kjo do të thotë që Perëndia do të përdorë çdo gjë me të cilën do të përballesh për të të çuar përpara drejt këtij plani të mirë.  
Kur na ndodhin gjëra që nuk i kuptojmë dot, është e lehtë të mendojmë: “Pse ndodhi kjo? Pse ky mik më tradhëtoi? Pse kjo kompani më përjashtoi? Pse nuk e mora atë pozitë?”

Por, mos lejo që gërat që nuk i kupton të të mbajnë të ngulitur në të njëjtën faqe të historisë së jetës sate.
Kapërceje faqen, që të shohësh triumfin që po të pret në kapitullin tjetër.
Nëse sot po përballesh me një vështirësi, mos harro që plani i Perëndisë është ta ndryshojë atë dhe ta përdorë për të mirën tënde.

Historia e jetës sate nuk ka mbaruar.
Ec përpara, beso, shpreso dhe fal, sepse ditët e tua janë caktuar të bukura! Amin.

No comments:

Post a Comment