Kek me çokollatë (kreshmor)

3 gota   miell
2  gota  sheqer
2 lugë gjelle sodë buke
1 lugë gjelle kripë
6 lugë gjelle kakao
1 lugë kafeje  vanilje (pluhur).

Përzjeni sheqerin, miellin, sodën, kakaon, kripën dhe vaniljen pluhur. Pastaj, shtoni dhe përzjeni:
 3 lugë gjelle  uthull
¾ e gotës vaj gjelle (jo vaj ulliri)
2 gota ujë të ftohtë.

Lyeni me vaj dhe miell tepsinë dhe hidhni masën e kekut në tepsi. Piqeni për 45 minuta në temperaturë 180 gradë. Pastaj mund të bëni sherbet me kakao, sheqer pluhur, një lugë gjelle vitam dhe shtoni ujë të vakët derisa ë bëhet një masë jo shumë e lëngshme.

No comments:

Post a Comment