Le të ndriçojë drita jote!

 Kështu le të ndriçojë drita juaj përpara njerëzve,
që të shohin punët tuaja të mira,
e të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiejt.
Mt. 5:16

Ti je përfaqësuesi i Perëndisë në tokë.
Kur ndjek Fjalën e Perëndisë dhe e lejon Atë të veprojë në jetën tënde,
ti po lë të ndriçojë drita jote.
Kur sillesh mirë me njerëzit dhe u tregon dashamirësi, edhe kur ata nuk e meritojnë, ti ndriçon dritën tënde.
Kur buzëqesh dhe mban qëndrim të mirë, edhe kur gjërat nuk shkojnë si do ti, ti po jep një shembull, kështu që njerëzit do të lavdërojnë Perëndinë në qiell.
Vër re që ky varg thotë: “Ata do të shohin veprat tuaja të mira…”.
Njerëzve nuk u bën përshtypje njohuria jonë ose ajo që themi,
njerëzit tërhiqen te Perëndia nga veprat tona të mira.
Lutu Zotit të të tregojë mënyra për të ndarë mirësinë e Tij me të tjerët.
Kërko mundësira që drita jotë të ndiçojë kudo që shkon – në shtëpi, në punë, në dyqan, në palestër. Gjithmonë ekziston një mundësi për t’u bërë shembull i mirësisë së Perëndisë. Ndësa ti vepron kështu, vepra jote do të nderojë dhe lavdërojë Perëndinë;
dhe kur ti nderon Atë, Ai të nderon edhe ty gjithmonë. Amin.
Ai do të vazhdojë të derdhë bekimin e tij të bollshëm në çdo aspket të jetës sate. Amin

No comments:

Post a Comment