Mos ki frikë, o bir i Dashurisë sime; mos ki frikë! Unë të dua!


“Ki besim tek Unë, biri im, – thotë Zoti.
Ki besim me përkushtim të plotë, sikundër nuk e ke pasur më parë.
Ashtu si minutat ndjekin njëra-tjetrën, edhe ti çdo ditë të jetës sate, për sa kohë të jetosh, më beso.
Dhe nëse ndërgjegjësohesh që diçka pengon lidhjen tonë, mos më lëndo duke u larguar prej Meje.
Eja gjithmonë më pranë Meje, eja, vrapo drejt Meje.
Më lejo të të fshehë, të të mbrojë, madje edhe nga vetja jote.
M’i thuaj Mua shqetësimet e tua më të mëdha, çdo merak tëndin.
Më beso kur e vendos dorën mbi supin tënd.
Unë nuk do të të lë kurrë.
Unë do të të formoj, do të të brumos, dhe do të të bëj të përsosur.
Mos ki frikë, o bir i Dashurisë sime; mos ki frikë.
Unë të dua”. 

No comments:

Post a Comment