Sot, hape derën e gëzimit!


“… të qarat mund të zgjasin tërë natën, por në mëngjes vjen gëzimi”.
Ps. 30:5

Çdo mëngjes sapo zgjohesh, Perëndia të dërgon një dhuratë të veçantë gëzimi.
Çdo ditë Ajo vjen te dera e zemrës sate.
Problemi është që disa njerëz nuk e hapin kurrë derën.
Ajo qëndron atje, muaj pas muaji, vit pas viti duke thënë: Hape! Më lër të hyj! Ti mund të jesh i lumtur! Ti mund të mbushesh me gëzim! Ti mund të kënaqesh në jetë!”
Mënyra për të hapur derën është të çohesh dhe të zgjedhësh një qëndrim besimi dhe shprese duke thënë që “sot do të jetë një ditë e mbarë”.
Kur e fillon ditën kështu, ti zgjedh të marrësh dhuratën e gëzimit që Perëndia të dërgoi.

Sot, vendose në mendjen tënde të hapësh derën e gëzimit!
Zgjohu në mëngjes dhe thuaj: “Zot, të falënderoj për këtë ditë të bukur.

Unë do të gëzohem në të.
Do ta shijoj këtë ditë, sepse Ti je besnik.
Do të përpiqem të ndriçoj edhe jetën e dikujt tjetër.
Unë vendosa ta pranoj dhuratën Tënde të gëzimit dhe ta kaloj edhe te të tjerët,
sepe të dua, dhe e di që jam thirrur për qëllimet e Tua. Amin.

No comments:

Post a Comment